Detaje të reja dalin nga ngjarja në Fier, ku dy nxënës u konfliktuan sot në ambientet e shkollës në fshatin Cakran.
Gjatë një konflikti të çastit dy nxënësit nga 17 vjeç secili u përleshën fizikisht, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën, duke lënë të plagosur bashkëmoshatarin e tij. Nxënësi me iniciale Y.Xh u plagos në krah dhe aktualisht, ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa autori me inicial B.D është shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se autori kishte ardhur në shkollë me thikë me vete.
Burime nga drejtoria e policisë së Fierit pohojnë se autori ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social “Snapchat”, mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se shkolla në Cakran ka roje edhe oficer sigurie dhe se kjo është hera e pare qe ndodhin konflikte në këtë shkollë. Në shkollën ku ndodhi ngjarja, kanë mbërritur gjithashtu edhe përfaqësues të Prokurorisë Fier për të hetuar rreth konfliktit mes dy nxënësve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.