Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se dy autorët ia kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur. Të dy vrasësit në momentin e ngjarjes kishin
Tre vajzat mes tyre dhe një 15 vjeçare do të hetohen në gjëndje të lirë për moskallëzim krimi.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët për motive të dobëta pasi kishin konsumuar lëndë narkotike kokainë së bashku.