Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur në lagjen nr. 1 në Sarandë, ku mbeti i plagosur 42-vjeçari Olsi Mucodemi.

Gazetarja raportoi në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel se konflikti ka ndodhur pas një debati të çastit për motive banale, ndërsa situata rrezikoi të agravonte më tej.

Sipas informacioneve paraprake, Olsi Mucodemi është goditur me thikë në kraharor dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se plaga ka qenë sipërfaqësore dhe 42-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën. Mësohet se autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po verifikon kamerat e sigurisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për shkaqe banale dhe pas një grindjeje momenti. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që kreu plagosjen, ndërsa mësohet se Olsi Mucodemi ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një goditje në kraharor, por plaga ka qenë sipërfaqësore.

Ndërkohë, policia po këqyr kamerat e sigurisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Autori është shoqëruar në komisariat pasi efektivët kanë ndërhyrë në kohë, duke neutralizuar situatën që rrezikonte të agravonte më tej.”, tha gazetarja.