Gazeta Shqip ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja me armë në Garunjas të Lushnjes, ku pas një konflikti mes xhaxhait dhe nipave të tij, një 30-vjeçar u vra dhe 3 të tjerë u plagosën.

I vrarë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla 30-vjeç, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla, 31 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla (nipërit e Shuaip Hasallës), të cilët pasi kanë qëlluar me armë ndaj kushërinjve të tyre janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Shqip