Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen se goditën me sende të forta dhe thikë 42-vjeçarin Brigel Bizi.

Mësohet se në pranga kanë rënë Bledar dhe Bujar Bylykbashi për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “Tre Heronjtë”, pas një sherri mes dy vëllezërve dhe të plagosurit. Policia arriti të sekuestronte thikën, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Mbi dy vëllezërit rëndojnë akuzat për “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.