Mbrëmjen e 28 nëntorit në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin, Vani Rica anëtar i Partisë Demokratike Kurbin dhe Kastriot Marku nënkryetar i PD-së dega Kurbin u përfshinë në një konflikt që degradoi në përdorimin e armëve.
Përplasja nisi nga një debat i çastit për shkak të një kërkese për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret, pasi Rica ka kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kastriot Marku.
Ndërkohë mësohet se pas konfliktit me armë, dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit me vendim nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Në njoftimin e KOKOE bëhet thirrje që të merren masat e nevojshme disiplinore dhe shkarkimi nga çdo funksion i Vani Ricës, personit që qëlloi me armë. Ky i fundit rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, ndaj edhe mbante një armë.