Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, foli sot për emisionin “Politiko” në Top News për të hedhur dritë mbi tymnajën e ngritur pas akuzave se ka bashkëpunuar me njerëz të Cosa Nostra-s për pastrim parash.

Taçi hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë nga ato që thuhen në media, dhe se nuk ka dhënë ndihmë për askënd.

“Informacionin e mora nga mediat dhe pastaj nga avokatët e mi. Kuptohet se si mund të ndihem pas një akuze të  rëndë. Para 3 muajsh një miku im, me të cilin kam bashkëpunuar 25 vite më parë.

Më mer që një profesionist në Milano, kërkon të hapë një llogari në Shqipëri. Ky profesionist donte ta hapte për një klient të tij. I thashë jam shkëputur nga Shqipëria prej 5 vitesh. Shkoni në Shqipëri hapni një llogari. Zotëria hap llogarinë dhe i çon lekët nga Zvicra në mënyrë legale,” tha Taçi.

A ndërhyre tek Presidenti i Malit të Zit, Milo Gjukanovic për favorizim?

“Absolutisht jo, kam njohje personale me të, por nuk i  kam kërkuar asnjë favor,” tha biznesmeni.