Dy 16-vjeçarë nga Kamza të cilët bënë për spital 3 shokët e tyre për një motiv krejt banal. Por rasti I tyre nuk është i izoluar.
Të miturit në Shqipëri po prekin kufij alarmues të përfshirjes në krim. Ne vetëm 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuare 1113 të mitur që kanë konsumuar një vepër penale ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se 393 prej tyre janë fëmijë nën moshën 14 vjeç.
“Kemi një rritje të ndjeshme të veprave penale ku të dyshuar janë të miturit. Vetëm gjatë vitit 2025 kemi shqyrtuar 60 kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë arrest në flagrancë për të miturit. Janë disa vepra penale ku ata janë përsëritës siç është jo e vjedhjes dhe shitja e narkotikëve”-shprehet Migena Laska, Gjyqtare, e seksionit për të mitur.
Këtë e dëshmon edhe kjo video e marrë nga kamerat e një biznesi në kryeqytet. Një i mitur për të disatën herë kryen vjedhje në biznes, shoqërohet nga policia dhe për shkak të moshës së tij lihet i lirë pa mundur të rehabilitohet.
Vjedhja është ndër veprat më të shpeshta që kryhet nga të miturit por të shpeshta janë edhe sherret dhe plagosjet mes tyre ku sipas të dhënave të policisë vetëm këtë 6 mujor janë evidentuar 114 të mitur si autor. Problematike mes të miturve mbetët edhe drejtimi i mjetit pa patentë.
“Ata nuk kanë përkrahjen e prindërve. Prindërit nuk marrin përsipër mbikëqyrjen. Duhet të krijohen institucione të pamatshme pasi Burgu duhet të jetë alternativa e fundit”-shton Laska.
Këto shifra nuk janë thjesht krime të miturve. Janë krime të një shoqërie që nuk po arrin t’i mbrojë fëmijët e saj. Nëse sot shoqëria nuk vendos të investojë në parandalim që ti largoje fëmijët nga dhuna, vjedhjet dhe shkelje të tjera të ligjit çmimi që do duhet të paguajë do të jetë shumë më i madh.