Ashtu siç ishte paralajmëruar dita e sotme pritej të ishte dita e pikut të vapës. 

Por në Kuçovë sipas termometrit të ambjentit të jashtëm të një farmacie duket se shifrat kanë kaluar të parashikueshmen.

50 gradë celcius shkruhet në termometër, por nuk mund të themi me siguri nëse ka shkuar aq apo jo.

Kjo pritet të vërtetohet nga Meteoalb, pasi shifra mund të shënojë 50 gradë edhe për shkak të ndonjë defekti në termometër.