Ditën e sotme, në orën 10:00, 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ky do të jetë gjithashtu edhe momenti i shumëpritur pasi kryeministri do të shpallë skuadrën e tij, me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
Mëngjesin e kësaj të enjte, teksa ka publikuar një foto nga zyra e Kryeministrisë, kreu i qeverisë shkruan “Mirmëngjes, shihemi në orën 11”.
Ndërkohë një ditë më pas, të premten, deputetët socialistë bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen parlamentit për tu betuar.