policia e durersirNjë lokal është grabitur me armë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Manëz të Durrësit.


Nën kërcënimin e armës dy persona kanë hyrë në lokalin në pronësi të shtetasit Bledar Meçe, të cilin e kanë qëlluar me tytën e armës dhe më pas kanë mundur të marrin xhiron ditore të biznesit.


I dëmtuari ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mundur të vërë në pranga shumë shpejt dy grabitësit, Izmir Allçi, 25 vjeç e Romario Shehu, 24 vjeç të dy banorë të Manzës.


Ndërkohë, pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


10 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)