Një përplasje ka ndodhur mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetit të qarkut Fier, Erjo Mile.

Në videon e postuar nga vetë aktivistja, kjo e fundit i zë pritë deputetit dhe i drejtohet duke i treguar shenja dhune në krahun e saj, ku pretendon se i janë bërë nga policia gjatë shoqërimit.

Pjesë nga përplasja:

Arvina Lleshi: Shikoj pa shenjat e dhunës. Këto më janë bërë dje nga policia me urdhër të Luarasit dhe shefit tënd Edi Ramës. Çfarë ke për të thënë?

Erjo Mile: Më vjen keq.

Lleshi: Pse nuk reagoni publikisht kur dhunohen femrat? Çfarë mendimi ke ti? Si të vjen keq?

Mile: Nuk duhej të kishte ndodhur.

Lleshi: Zotëri, më janë bërë për shkak se kanë dhënë ata urdhër. Jam marrë forcërisht nga policia dhe civilët.

Mile: Më vjen keq.

Lleshi: Mos u justifiko, shko ngri zërin për të drejtat e njeriut dhe grave.

Mile: Patjetër, edhe për të gjithë komunitetin tim të Fierit. Unë mendoj që nuk duhet të perceptohet kështu.

Lleshi: Duhet t’ia thuash dhe Luarasit dhe Ramës këtë.

Mile: Unë po flas si njeri që njihemi.

Lleshi: E di që njihemi, por duhet të reagosh për të gjithë qytetarët, jo vetëm për mua.

Mile: Unë nuk mendoj që dhuna është zgjidhje për asgjë.

Lleshi: Do e vendosë gjykata për mua.

Mile: Ti ke mendimin tënd.

Lleshi: Do japësh dorëheqjen, do bashkohesh me popullin. Po ty s’të lë bela, se bela të futi ty.

Mile: O Arvina, ne të dy njihemi. Ana tjetër ka një gjë. Me bo politikë me atë.

Lleshi: Po kërkoj të drejtën time.

Mile: Unë njerëzit që njoh personalisht nuk i nxjerr në media.

Lleshi: Unë do të nxjerr se ti je deputet, nuk të kam komshi.

Mile: Fakti që mendoj ndryshe nga ti nuk do të thotë që e kam gabim.