Shirat e dendur të rënë gjatë gjithë natës kanë sjellë probleme në qytete të ndryshme dhe në akse të ndryshme rrugore në vend. Kështu, në Qarkun Lezhës janë shënuar përmbytje të shumta të rrugëve dhe shtëpive. Sipas informacioneve që vijnë nga ky qark, është shënuar një nivel i larët uji në disa komuna duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore, por edhe shtëpive të banimit. Një situatë problematike është shënuar edhe në zonën e Elbasanit, ku si rezultat i lagështirës së madhe ka pasur rrëshqitje masive të dherave në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd.


Situata është paraqitur kritike sidomos në segmentin Librazhd-Murrash, ku janë rrëzuar masive të shumta me gurë që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.


Probleme të shumta janë shënuar edhe në dy portret, atë të Durrësit dhe të Vlorës, ku si rezultat i shiut dhe erës së fortë janë bllokuar lëvizjet e trageteve, ndërkohë që në Durrës janë hasur probleme të shumta me përmbytjet edhe në brendësi të qytetit, në disa nga lagjet problematike të tij.


1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)