Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin, me fokus zbatimin e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës. Sipas institucioneve, nga verifikimet në terren janë konstatuar raste të shitjes së karburantit mbi çmimet e miratuara, duke dëmtuar konsumatorët dhe rregullsinë e tregut.
Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, 3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit. Ndërkohë, kontrollet dhe verifikimet ndaj operatorëve të tjerë vijojnë në mënyrë të zgjeruar në gjithë territorin.
Njoftimi nga Administrata Tatimore:
Administrata Tatimore është e vendosur të luftojë çdo rast abuzimi me çmimet e karburantit, duke shtuar kontrollet në sektorin e karburanteve. Nga kontrollet në terren, bazuar në analizën e riskut, krahas shkeljeve të tjera, janë konstatuar raste të shitjes mbi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorët.
3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, ndërsa verifikimet vijojnë për subjektet e tjera. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, për të garantuar: Zbatimin e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës
Mbrojtjen e konsumatorëve
Formalizimin e tregut të hidrokarbureve
