Një i ri 23-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri, armë sportive, armë të ftohta dhe lëndë narkotike, njofton Policia e Shtetit.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale dhe bazuar në informacione operative për një shtetas që shiste drogë. Operacioni, i koduar “Ura”, çoi në kapjen në flagrancë të shtetasit A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, te ura e Mesit, gjatë natës, me doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekustroi:

1 armë zjarri tip kallashnikov

1 pushkë pneumatike

1 armë e ftohtë (thikë)

Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) të ndara në doza

Hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të tij vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari.

Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë (thikë).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.