Kjo është rruga që përshkuan për të shkuar apo për të dalë nga shtëpitë në fshatin Bishan të Vlorës.
Përmasa e përmbytjes është aq drastike sa nuk i kanë shpëtuar as varrezat e fshatit Bishan që prej ditësh janë totalisht nën ujë.
Forcat e ushtrisë tentuan të shkonin me kamion por duke qenë se rruga mund të kishte pësuar shembje nga vërshimet e ujit, u tërhoqën.
Kjo shtëpi është përmbytur plotësisht nga uji, duke arritur në 1.5 metra lartësi.
‘Kam dalë të blej ilaçe për nënë. Kam familjen brenda, fëmijët, nënë e paralizuar…’ u shpreh banori në Bishan.
Si pasojë e përmbytjeve çdo gjë ka humbur: shpendë, vegla pune, tokat e mbjella…gjithçka…
‘Kisha 40 shpezë mi ka marrë uji, freza, tokat. Nuk kemi parë ndonjëherë kështu përmbytjeje’ u shpreh banori në Bishan.
Jeta në këtë fshat është bërë e vështirë. Në mes të kësaj fatkeqësie disa të tjerë, shkojnë të shohin se çfarë ka ndodhur me tokat e tyre.
‘Do shkoj të shoh, i kisha mbjellë me grurë. Kështu çdo gjë ka marrë fund’- u shpreh banori.
Në buzë të urës së Mifolit, ato thonë se u përmbytën për shkak se institucionet vendosën një pritë pak përpara urës.
Si pasojë ujrat vërshuan në pjesën e sipërme të fshatit. Pjesa më e madhe e fshatit Bishan u shpëtoi përmbytjeve dhe për këtë ato thonë se i shpëtoi çarja e kanalit në fshatin Ferras. Pas vërshimeve, fshati mbeti pa energji elektrike, duke vështirësuar edhe më tej ndërhyrjet.
‘Nëse shkoni ju në fshatrat e jugut, në Vuno unë kam gjetur struktura që e largojnë ujin e shiut që në kohën e Skënderbeut, pra nuk është se nuk dimë’- u shpreh urbanisti, Gentian Karapata.
‘Në një vëzhgim të bërë së fundmi me profesor Sherif Lushaj kemi vërejtur që qoftë delta e Vjosës por njëkohësisht edhe e Semanit ka fryrë grykëderdhjen duke mbledhur llumrat dhe ka krijuar në buzë në gjirin e detit duke ngushtuar gjithnjë e më tepër rrugëtimin e ujit’ u shpreh urbanisti, Artan Kacani.
Ndërsa institucionet ia lënë fajin për përmbytjet reshjeve të dendura të shiut në fakt, një studim i departamentit të meteorologjisë, pranë Institutit të Gjeoshkencave tregon se në fakt reshjet ndër vite kanë shënuar ulje.
Në këtë studim që është marrë në vlerësim një periudhë kohore prej 60 vitesh, nga 1961-2020, të ndarë në dy periudha klimatike në fushën e Myzeqesë . Sipas të dhënave, në vitet 1990-2020 reshjet vjetore janë ulur me 2%. Siç mund të shihet edhe nga kjo tabelë edhe sasia e reshjeve për çdo muaj ka pësuar ulje.
‘Kemi diku te 43-44 miliardë metër kub ujë në vit, që vijnë nga 7 basenet lumore që ka Shqipëria. Pothuajse të gjitha basenet ujore të Ballkanit futen në territorin e Shqipërisë dhe kalojnë nga perëndimi për në lindje kryesisht në detin Adriatik, 1 ose dy basene derdhen ne detin Jon’ u shpreh eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.
