Rustem Hasa, si edhe dy djemtë e tij, Arjan dhe Klisman Hasa, janë shoqëruar nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj.
Mësohet se ata u arrestuan policia e kufirit në Muriqan në bashkëpunim me policinë e rendit. Sipas policisë, Rustem Hasa është autori kryesor teksa personat e tjerë e kanë ndihmuar në kryerjen e krimit.
I riu u ekzekutua me armë zjarri më 5 Janar në fshatin Dragoç të Shkodrës, teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur është qëlluar disa herë. Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës.
Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte. Përveç kësaj, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë.