Një 64-vjeçar nga Greqia është arrestuar në Gjirokastër pasi shkaktoi një aksident të rëndë në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.

Policia njoftoi se shtetasi P. P., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur makinën që udhëhoqej nga 30-vjeçari K. K. nga Tepelena. Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët dhe pasagjerët e tyre janë plagosur lehtë.

Autoritetet e rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe arrestuan 64-vjeçarin, ndërsa po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet e plota të këtij aksidenti.