Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit, pas një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë mbrëmjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të natës, në zonën e njohur si “Agjencia”, ku i riu A. Gj., banues në Kukës, ka qenë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë rrugës ai është përplasur me një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasi I. H., dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke braktisur mjetin.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasit G. Ll. dhe R. G., të cilët ndodheshin në automjetin që drejtonte 21-vjeçari. Fatmirësisht, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë vendit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët jashtë rrezikut për jetën, si dhe 2 automjete të parkuara. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.