Duke drejtuar mjetin përplas dy mjete të tjera, si pasojë dëmtohet një shtetase pasagjere. Drejtuesi i mjetit braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por shpallet në kërkim nga Policia. Policia i gjen në automjet dhe i sekuestron një armë sportive dhe një kuti me saçme metalike. Raportohet se autorii ngjarjes është shtetasi K.C., 35 vjeç banues në Cërrik.


Ky shtetas, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në, lagjen nr 2 “Cërrik”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur dy automjete. Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, shtetasja  E.SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.  Policia ka bërë shpalljen në kërkim  te tij dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur Policia   gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale; një armë sportive e llojit pushkë pneumatike, në të cilën ishte montuar një pajisje optike ( dylbi), si dhe  një kuti me saçme metalike të kalibrit 4.5 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë  Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)