Vijojnë ende reshjet e shiut, të cilat kanë paraqitur problematika në disa zona në vend.

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. E jo vetëm kaq, pasi ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

Problematika paraqiten edhe në Bashkinë Pukë, ku raportohet për dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.