
Vendimi më i fortë i KPA-së ka qenë sot shkarkimi i ish-kryeprokurorës së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Vendimi i vettingut për shkarkimin e Prelës është komentuar edhe nga eksponentët e PD-së.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale e cilëson si pasojë e ‘larjes së duarve’ të Prelës, duke nënkuptuar kështu edhe kapjen nga mazhoranca.
“Prelën e flakën si shumë të përdorur! Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shpërdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndëshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë! Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit! Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!”, shkruan Salianji.