dmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Durrësit. Ky vendim erdhi menjëherë, pas shkarkimit nga detyra të Indrit Cërloj. Ai u shkarkua nga poziocioni, pas arratisjes së Altin Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë shëndetësore.
Po ashtu nga detyra janë shkarkuar edhe i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, konkretisht:
- z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
- z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
- znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
- z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
- z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
- znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.




