Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak, në lidhje me mbledhjen e thirrur për shkarkimin e tij nga detyra, e cila është parashikuar të mbahet ditën e nesërme.

Në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj shpreh mosdakordësinë me mënyrën se si po zhvillohet procesi, duke theksuar se nuk është njoftuar në mënyrë institucionale, por ka mësuar për mbledhjen përmes mediave.

Në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike.