Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Kjo kërkesë vjen pas akuzave nga opozita për shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës.

Seanca po drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila ka marrë përsipër drejtimin e punimeve pasi Kryetari Peleshi është subjekt i kërkesës për shkarkim.

Të pranishëm në seancë janë deputetët e të dy grupeve parlamentare, që do të diskutojnë dhe argumentojnë përkatësisht për dhe kundër kërkesës. Gjithashtu mvsohet se Peleshi ndodhet i ulur në rreshtin e grupit të PS.