Dy ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shkarkua nga Këshilli Bashkiak.

I ftua në “Top Story”, ish-prokurori Eugen Beci tha se nëse Erion Veliaj e çon në Kushtetuese këtë vendim dhe nëse kjo gjykatë e merr në shqyrtim, automatikisht pezullohet shkarkimi.

“Nëse ne do kemi mundësinë të shohim që kryetari i bashkisë do ta ankimojë në Kushtetuese, automatikisht shkarkimi pezullohet, por a do ketë arsye dhe shkaqe? Deri tani jemi në shkeljen bazë, person duhet të dëgjohet në çdo proces edhe disiplinor administrativ”, tha ish-prokurori Beci.

Ndërkohë avokati i njohur, Genc Gjokutaj, tha se nuk do të merren në gjykim sepse është shkarkuar me motivin se ka munguar disa muaj nga detyra.