Pas goditjes së grupit kriminal në kuadër të një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, janë ngritur disa pikëpyetje në opinionin publik mbi kohën e ndërhyrjes dhe nëse kjo ka ndonjë lidhje me zgjedhjet e fundit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka sqaruar qartë se ky operacion nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, por është rezultat i një procesi të gjatë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne datën e koordinojmë bashkë me autoritetet italiane. Kushtëzohemi nga njëri-tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata dhe përgatitjen për ekzekutimin e operacionit. Ajo që është e sigurt është që është një datë e dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust,” deklaroi Dumani.