Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar, duke çuar në arrestimin e 16 personave.

Hetimi, i nisur që në mars 2024, zbuloi degëzimin e trafikut të drogës, që përfshinte disa zona të Italisë dhe përfundonte në Shqipëri. Organizata kriminale, përfshinte një grup të larmishëm individësh, nga kriminelë shumë të rrezikshëm deri te tregtarë ambulantë, si dhe një bazë të madhe dhe të vendosur konsumatorësh.

Falë një fluksi të qëndrueshëm të shitjeve ditore, rrjeti gjeneronte të ardhura prej mbi 150,000 eurosh në muaj për kriminelët që vepronin në grup, informon media italiane. Kriminelët nuk hezituan të përdornin masa të dhunshme për të zbatuar pagesat për dërgesat e drogës, ose për të ushtruar autoritetin e tyre brenda rrjetit të trafikimit të drogës.