
15 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme, pas shkatërrimit të një grupi kriminal.
Mes të arrestuarve mësohet se është edhe Ilirjan Feci si dhe Alban Hajdari. Grupi kriminal dyshohet si përgjegjës edhe për një ngjarje të ndodhur në Don Bosko, me një të vrarë dhe 4 të plagosur.
Po ashtu mësohet se në pranga kanë rënë dhe dy vëllezërit Beqiri, të cilët janë dhunuar ditën e djeshme nga 4 persona pasi u prenë rrugën me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, teksa njëri prej tyre u morr dhe peng për disa orë.