Pas debatit publik që shkaktoi hyrja me forcë e David Danajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, çështja e tij duket se ka marrë zgjidhje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Halili publikoi një foto me Danajn dhe shkroi: “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t’i bëjnë të ecin përpara!”
David Danaj kishte protestuar për vonesat pesëvjeçare në procesin e shpronësimit të banesës së tij, duke hyrë me forcë në mbledhjen e Këshillit si formë revolte. Pas kësaj ngjarjeje, reagimet ishin të shumta, por duket se palët kanë gjetur një zgjidhje paqësore.