Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Çinar në bashkinë Lushnje. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 17:00. Raportohet se zjarrin e kanë konstatuar fqinjët pasi në banesë nuk ka patur asnjë person në momentin kur flakët janë përhapur.
Komshinjtë kanë tentuar të ndërhyjnë për të fikur zjarrin por nuk ia kanë dalë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëset por banesa është shkrumbuar duke lënë në qiell të hapur familjen. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Siç shihet edhe nga pamjet banesa është djegur ndërsa kryefamiljari shihet i përlotur para objektit të shkrumbuar. Ai duket i shokuar ndërsa vë duart mbi kokë për këtë situatë të rëndë që i ka ndodhur.
