Dy persona kanë mbetur të plagosur më armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, ndërsa paraprakisht dyshohet se ata kanë qëlluar njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, ku A. Bandulla, 37 vjeç dhe Lekë Pera, 31 vjeç kanë drejtuar armët ndaj njëri tjetrit pas një konflikti mes tyre. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
28 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)