Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Në pranga për këtë veprimari kriminale  kanë rënë tre të rinj të moshës 25, 26 dhe 27 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë i gjetën një prej të arrestuarve edhe një thikë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:

  1. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;
  2. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;
  3. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).

Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.