policia e shkodresNjë person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pasditen sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e konviktit të të Shkollës Pyjore të qytetit të Shkodrës ku studenti 20 vjeçar Shkëlzen Mërkuri ka plagosur me thikë 50-vjeçarin Agim Doci, punonjës pranë këtij konvikti.


50-vjeçari, i cili është në rrezik për jetën, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.


Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e krimit, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)