Drejtoria e policise Shkoder


Një person është plagosur rëndë me plumb në kokë paraditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës ndërsa autori i ngjarjes një 76-vjeçar i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes është arrestuar nga policia.


Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta pranë sheshit ‘Isa Boletini’ në rrugën kryesore të qytetit në një nga rrugët më me lëvizje të qytetit.


I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur shtetasi Gjergj Bunga 50 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autori i ngjarjes shtetasi Pal Prroni, 76 vjeç është arrestuar në flagrancë nga policia së bashku me armën e krimit një armë zjarri tip pistoletë që ai e mbante pa leje.


25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)