Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas atentatit mafioz të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha akuzoi institucionet shtetërore për neglizhencë dhe bashkëpunim të heshtur me krimin. Ai deklaroi se autori i dyshuar i atentatit ishte liruar më herët, pavarësisht se kishte qenë më parë i përfshirë si bashkëpunëtor në krim.

Statusi i Sali Berishës:

Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.