Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët ndërsa shiste një dozë kokaine në qendër të Bastia Umbras. Ai u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit. I riu që kishte mbërritur në Itali si turist, po qëndronte në një hotel në Umbria.

Në dhomën e gjumit të hotelit, karabinierët gjetën edhe 46 qese të vogla me kokainë, me një peshë totale prej 32 gramë. 26-vjeçari u arrestua më pas në flagrancë, informon media italiane.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi ndalimin e qëndrimit të tij në Umbria.