Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku edhe iu komunikua edhe vendimi për mbylljen e hetimeve.
Pranë SPAK Kryemadhi ka gjetur edhe një unazë: “Ku ta lë tani këtë unazën? Ka njeri këtu?”– thotë Kryemadhi, e cila shprehet se e gjeti aty pranë. Ndërkohë në batuta me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.
Po ashtu, Kreyemadhi ironizoi lidhur me thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme gjithashtu për t’iu komunikuar akuzat.
“Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje”, iu drejtua Kryemadhi gazetarëve, duke shtuar se “është më snajper se unë ajo”.
“Unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë është pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime”, ironizoi ish-deputetja.


