Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar sot në “Braking” në Top Neës, ku solli detaje të reja mbi Gilmando Danin viktimën e atentatit në Rinas.
Sipas Gazetares, Dani ishte liruar thuajse një vit më parë nga burgu dhe pas kësaj kishte ndryshuar mënyrën e jetesës. Ai kishte udhëtuar drejt Spanjës sepse do të martohej me një vajzë arkitekte, me të cilën ishte fejuar pas lirimit nga burgu.
“Gilmando Dani ka qëndruar për më shumë se një vit në regjimin ’41 Biss’. Ai ishte dënuar për dosjen ‘Vollga’. Vrasja mund të ketë qenë për hakmarrje por ekziston mundësia që të ishte mesazh për Emiljano Shullazin, i akuzuar për të njëjtën çështje. Nga ana tjetër, Gilmando Dani nga momenti që është liruar, deri në fund, pra viti i fundit i jetës, nuk ka patur denoncime dhe akuza ndaj tij. Ai kishte udhëtuar drejt Spanjës sepse ishte fejuar me një arkitekte dhe planifikonin të martoheshin. Do organizonin dasmën në Spanjë. Nuk dihet aktiviteti por thuhet se kishte ndryshuar mënyrën e jetesës. Po ashtu, ai nuk mbrohej dhe jetonte normalisht.”-tha gazetarja.



