Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku një person u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se 29-vjeçari Egzon Gegaj ka qenë shënjestër e një atentati, që i është bërë në hyrje të qytetit. Ndaj tij, autorët kanë shkrepur 3 plumba dhe një prej tyre e ka prekur atë në gjoks. Fillimisht, i riu është paraqitur i plagosur në spitalin e qytetit, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë.
Policia nga ana tjetër vijon hetimet mbi rrethanat e plota të atentatit, apo edhe shkaqet që qëndrojnë pas.



