Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë punës në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.

Sipas informacionit të parë, i ndjeri, i cili punonte si inxhinier në këtë impiant, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë.

Burimet e policisë njoftojnë se 58-vjeçari ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe dyshohet se ka pasur një infarkt. Trupi i tij do të dërgohet për ekspertizën mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Korçës për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ka tronditur kolegët e tij dhe komunitetin lokal, ndërsa hetimet janë duke vijuar për sqarimin e plotë të rrethanave.