Autoritetet italiane kanë prangosur një 19-vjeçar shqiptar, pasi iu gjetën dy pako kokaine gati për shitje.
Shqiptari po qarkullonte me një mjet të marrë me qira dhe sjellja e tij ngjalli dyshime tek policia. Pas ndalimit ai u kontrollua nga policia. Edhe mjeti gjithashtu u kontrollua ku u zbuluan dozat e kokainës, 3 gramë dhe 790 euro në kartëmonedha. Paratë dyshohet se janë të ardhura nga trafikimi i drogës.
Gjykatësi i Gjykatës së Perugias e la për detyrim paraqitjeje të riun. Mësohet se ai ndodhej në Itali me leje turistike tremujore, metodë e cila përdoret shpesh nga trafikantët e drogës për të rekrutuar të rinj për të kryer detyrën.




