Motra e Fatbardha Likramës pazbuluar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku Fatbardha Likrama u hodh nga kati i 4-t për t’i shpëtuar dhunës.

Motra e saj ka treguar se 52-vjeçarja i ishte drejtuar policisë për të denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, por aty nuk kishte gjetur mbrojtje. Përkundrazi, sipas motrës policët i kishin than që nëse ajo mund ta duronte dhunën të kthehej te bashkëshorti.

“Motra shkoi në polici. Aty polici i tha nëse e duron dhunën kthehu te burri, ndryshe qëndro këtu.”

Motra ka treguar se një ditë para vetëvrasjes Fatbardha ka qëndruar për shumë orë në polici, por sërish pa marrë zgjidhje apo një urdhër mbrojtjeje.