Gazetari Elkier Bushkolaj, foli në News 24 , për arrestimin e Safet Bajrit. Gazetari tha se Bajri shkoi vetë në policinë e Shkodrës pasi u thërrit nga prokurorët e SPAK që të bënte një test ADN lidhur me ngjarjen e Rranxës, për të cilën ai ishte i sigurt se do dilte i “pastër”.
Por me të shkuar në polici atij iu komunikua masa e arrestit, e për rrjedhojë ai u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Tiranë. Gazetari tha se Safet Bajri u josh përmes një kërkese për një test ADN-je, i lidhur me atentatin në Rranxë.
“Ai ishte shumë i sigurt, pasi e sqaroi përfshirjen e tij në raport me ngjarjen e Rranxës ku ka pasur një atentat. Dyshimet janë se në automjetin e autorëve të ketë qenë dhe Safet Bajri. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar një ADN me justifikimin e ADN kanë kërkuar që Safet Bajri të paraqitet në policinë e Shkodrës. Bajri ka shkuar dhe është paraqitur vetë në policinë e Shkodrës ku i është komunikuar arrestimi dhe më pas është sjellë drejt Tiranës.”– tha Bushkolaj.