Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej projekti i ligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, deputetët e dy grupeve, atij demokrat dhe socialist, shkëmbyen disa batuta.
Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi, gjatë diskutimeve tha se në burg disa të dënuar hanë karkaleca, ndërsa të tjerë bukë të mykur. Ky koment nuk kaloi pa reagim, pasi deputetja socialiste, Çaushi, i përgjigjet duke i ftuar ata që të shkojnë të inspektojnë nga afër kushtet në ambientet e burgjeve, duke sugjeruar që të shohin vetë situatën.
Batutat:
Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.
Zegjine Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.
Çaushi: Pse?
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.
Manja: E ke pyetje apo diskutim.
Korreshi: E kam pyetje- diskutim, I jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.
Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.
Korreshi: Ik vetëm ti më mirë se nuk më do njeri mua atje.
