Vetëm tre fëmijë kanë mbetur në bankat e shkollës 9-vjeçare të Seniçanit, në krahinën e Dëshnicës në Këlcyrë. Tre nxënës që vazhdojnë të shkojnë çdo ditë në mësim, në një fshat që po boshatiset nga familjet.
Alesio dhe Eljani, dy vëllezër në klasën e parë dhe të katërt, dhe një tjetër nxënës në klasën e nëntë, janë të vetmit që ndjekin mësimin në këtë shkollë.
Por për ta, rruga drejt dijes nuk është e lehtë. Për të mbërritur në shkollë, fëmijët ecin çdo ditë në këmbë për rreth 20 minuta, në një rrugë prej 6 kilometrash që është dëmtuar prej vitesh. Kur bie shi, rruga bëhet edhe më e vështirë.
Edhe dy mësuesit e kësaj shkolle duhet ta përshkojnë në këmbë rrugën për të shkuar në punë. Ata thonë se numri i vogël i nxënësve e vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e shkollës.
E njëjta rrugë është kthyer në shqetësim për të gjithë banorët. Të moshuarit e kanë të vështirë të lëvizin, ndërsa në rast urgjence shëndetësore, distanca dhe gjendja e rrugës mund të kthehen në një problem serioz.
Shtëpi të mbyllura, pak banorë dhe një shkollë me vetëm tre nxënës. Për banorët e Seniçanit, rregullimi i rrugës nuk është thjesht një investim në infrastrukturë.
Është një mundësi që edhe ky fshat të mos mbetet pa fëmijë, pa shkollë dhe pa jetë disa vite me pare fshati kishte rreth 150 banore ndërsa sot numërohen 15 familje!
Top Channel
