Në emisionin “Shqipëria Live”, gazetaret Anila Hoxha dhe Kristi Gongo diskutuan përgjegjësinë e shkollës “Fan Noli” në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së Martin Canit.
Hoxha theksoi se çështja ka qenë nënvlerësuar dhe se mund të ketë shpërdorim të detyrës nga ana e autoriteteve shkollore, ndërsa Gongo ndau detaje të dosjes që tregojnë se si mosraportimi i incidentit nga mësuesja dhe drejtori ka çuar në fatkeqësinë e rëndë.
Gjithashtu gazetaret konfirmuan se nëse familjarët vendosin mund të marrin dëmshpërblimin e duhur.
Anila Hoxha: Parashikohet shpërdorim detyre. Në shkollën “Fan Noli” është nënvlerësuar çështja. Kjo provë tregon një pretendent të parë në padinë për dëmshpërblim, i cili varet nga prokurorja. Ka një vit që ende nuk janë zbuluar autorët e plotë të ngjarjes, edhe pse janë në hetim. Ata kanë mundësinë, bazuar në ligj, të drejtohen në finale, nëse ka fajtorë të vërtetë.
Kristi Gongo: Dosja është e qartë dhe tregon hapat e oficeres, mësueses dhe drejtoreshës së shkollës, si dhe procesin që ka çuar në mosraportimin e sherrit që ka ndodhur që të premten, dhe të hënën ka qenë fatalja.
