Gazetarja Dorjana Bezat ka rrëfyer në Top Story detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën.
Bezat tha se kjo ngjarje ka ndikuar edhe në marrëdhënien familjare të vajzës së madhe, partneri i së cilës i ka kërkuar të distancohet nga familja e saj duke e quajtur ‘vrasëse’. Vajza nuk ka pranuar dhe i ka shkuar pranë nënës së saj Blerinës, që ka sjellë krizë në marrëdhënien e tyre dhe më pas është larguar nga shtëpia e burrit.
Nga vizita në familjen Meta ku intervistoi nënë e Blerinës, Bezat ka dhënë detaje tronditëse.
“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë. Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte braktisur. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e Pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.
Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Fliste për vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”-tregoi gazetarja Bezat.