Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit.
Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.
Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.
Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është kapur i plagosur dhe mësohet se ai është një ish-ushtarak, i cili ishte shpallur në kërkim.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Hetimet vijojnë.
