Është arrestuar mëngjesin e sotëm, Van Rica, anëtari i degës së Partisë Demokratike, i cili qëlloi me armë zjarri në takimin e zhvilluar në Kurbin.
Van Rica 53 vjeç, pasi qëlloi me armë zjarri në korridor u largua menjëherë nga ambientet e degës së PD-së. Rica akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet, mbrëmjen e djeshme.
Konflikti fillimisht nisi mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.